http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pasioni per shpejtësinë u mori jetën tragjikisht dy të rinjve në afërsi të urës së ish-bllokut në Tiranë. Kejdi Halili 21-vjeç dhe Ergi Dini 22-vjeç dolën jashtë rrugës kur motori me të cilin lëviznin humbi kontrollin mbrëmjen e së hënës. Dy të rinjtë mbërritën në spital ne gjendje mjaft te rende, ndërsa mjekët nuk arritën t?i mbajnë në jetë për shkak të dëmtimeve të shumta në kokë e trup. Sipas policisë ata udhëtonin ne motor pa kaskat mbrojtëse dhe për këtë shkak gjatë përplasjes në tokë morën plagë të rënda vdekjeprurëse. Pas ekspertizës paraprake, policia tha se humbja e kontrollit ndodhi kur Halili ngriti gomën e parë të motorit. Përplasja edhe me pemët dekorative të rrugës ishte fatale për ta. Ergi Dini sapo kishte nisur karrierën e tij në muzikë ndërsa Halili e shprehte pasionin per shpejtësinë edhe në rrjetet sociale. Një ditë më parë motorin, i cili i mori jetën Kejdi Halili kishte vendosur ta shiste.