GRAMSH- Një automjet tip Fuoristradë i cili po transportonte refugjatë klandestinë nga Siria ka dalë nga rruga mbrëmjen e sotme në Gramsh duke rënë nga një lartësi rreth 140 metra, e për pasojë kanë humbur jetën dy persona me origjinë siriane.
Ndërkohë që 8 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur mes tyre edhe shoferi i automjetit Mikel Gjeli, 28 vjeç nga Tirana. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në aksin Cërrik-Gramsh, në fshatin Cekrez. Mësohet se të plagosurit po dërgohen drejt spitalit të Traumës në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore. Raportohet se tre prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, si dhe as identiteti i viktimave.
"Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit", njofton policia.