Një aksident i rëndë ka ndodhur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Lezhë-Tiranë, në Fushë Milot ku për pasojë kanë mbetur të vdekur 2 persona dhe janë plagosur 3 të tjerë.
Dy automjetet njëri Benz me targa TR 0143 M dhe tjetri Benz ma targa LA 9785 A janë përplasur me njëri-tjetrin.
Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e mjetit Benz TR0143 M dhe pasagjerin që udhëtonte më të. Të dy këta persona identiteti i të cilëve nuk është zbuluar ende kanë humbur jetën. Makina në të cilën ata udhëtonin është shkatërruar thuajse plotësisht.
Ndërsa personat që udhëtonin në mjetin Benz LA 9785 A që drejtohej nga B.M. i shoqëruar nga e ëma T.M 65 vjeçe dhë bashkëshortja B.M 32 vjeçe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, nga ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.