A1 Report - Trafik droge nga burgu, 71 në pranga, emrat e shqiptarëve

Report TV 2015-08-21

Views 4

TIRANË - Shkatërrohet një organizatë kriminale e trafikut të drogës në disa shtete ballkanike dhe Itali, që dyshohet se drejtohej nga qelitë e burgut 313 në Tiranë, Shqipëri nga anëtarët e asaj që në vendin tonë njihet si "Banda e Durrësit".

Prokuroria e Akulias në Itali, kishte tetë vitet që kishte nisur hetimet ndaj kësaj superorganizate kriminale me dhjetëra anëtarë që ka trafikuar të paktën 700 kilogramë lëndë narkotike drejt Italisë, të ndarë në 200 kilogramë kokainë dheb 500 kilogramë marijuanë.

Operacioni i koduar "Ellenika", gjatë të cili janë vënë në pranga 71 persona, ka nisur në orët e para të mëngjesit njëkohësishtë në Itali, Shqipëri, Kosovë, Bosnje Hercegovinë, Kroaci dhe Slloveni, vendet ku edhe kjo organizatë kriminale kishte bazat e saj të trafikut.

Share This Video


Download

  
Report form