A1 Report - Droge ne gomen rezerve pranga 2 shqiptareve e 3 kosovarëve

Report TV 2015-08-22

Views 9

KUKES - Zbardhet operacioni i policisë së Kukësit i cili çoi në goditjen e një rrjeti trafiku mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në aksin Kukës-Morinë ku u arrestuan 2 shtetas shqiptarë dhe 3 kosovarë, si dhe u sekuestruan 5.5 kg kanabis sativa dhe dy automjete.

Sipas policisë në pranga të policisë kanë rënë dy shqiptarët Idajet Duraku dhe Abedin Taçe si dhe tre kosovarët Haki Dajaku, Shaban Hoti, dhe Agim Dajaku.

Ndërkohë lënda narkotike u gjet e fshehur gomën rezervë të një nga automjetet me të cilët 5 të arrestuarit po lëviznin nga Tirana drejt Kukësit, me destinacion Kosovën.

Ndërkaq në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe 5 celularë si dhe 540 euro, ndërsa materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme penale.

Share This Video


Download

  
Report form