A1 Report - Itali, pranga 5 shqiptareve, u kapen me 800 kg droge me vlere 1 mln euro

Report TV 2015-08-21

Views 13

ITALI- Policia italiane zbulon një tjetër skemë trafiku të lëndëve narkotike nga shqipëria drejt italisë, ku në pranga janë vënë pesë persona, si dhe janë sekuestruar 800 kg marjuanë.

Trafikimi i lëndës narkotike këtë herë është kryer duke u fshehur brenda një blloku mermeri me peshë 20 tonë, ku nga shqiptarët në mes kishin hapur një gropë, e më pas brënda saj ishte fshehur lënda narkotike.

"A1 Report" sjell pamjet e operacionit, ku për të arritur në gjetjen e drogës policia italiane ka përdorur dhe eskavatorin për të hapur masivin e mermerit.

Sipas policisë nësë droga do të kishte dalë në treg do të arrinte një vlerë prej afro 1 milionë euro. Ndërsa sipas të njëjtit burim kamioni ka mbërritur në Brindisi duke ardhur me traget nga Durrësi.

Aktualisht policia italiane është duke kryer hetime më të zgjeruara për të zbardhur personat e tjerë të implikuar në këtë trafik, ndërsa ende nuk dihet se si ky kamion dhe masivi i mermerit kanë mundur të kalojnë në Portin e Durrësit.

Share This Video


Download

  
Report form