Duket se tashmë është gjetur një mënyrë e re për të transportuar lëndë narkotike drejt brigjeve italiane.
Gomonia është një modë e vjetër.
Trafikantët kanë gjetur mënyra më të sofistikuara dhe luksoze, të transportosh drogë me jaht.
Janë mediat italiane të cilat fillimisht raportuan se në orët e para të mëngjesit të sotëm një jaht është ndaluar në brigjet e Garganos në Foggia, ku policia ka sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndë narkotike e llojit marijuanë
Policia shqiptare jep detaje për operacionin duke u shprehur se janë sekuestruar rreth 3 ton e 992 kg marijuanë dhe janë arrestuar 3 shqiptarë me inicialet F.M, E.V dhe E.M.