Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia italiane ka shkatërruar mëngjesin e sotëm një grup të strukturuar kriminal me aktivitet në trafikun e drogës.
Një operacion i përbashkët i trupave të antidrogës italiane e të policisë financiare është ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, 30 nentor, në 4 rajone, në provincën e Chietit, Genovas, Campobassos e Foggias.
Me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje e pjesëmarrje në krim të organizuar janë vënë nën pranga 20 persona shumica e të cilëve shqiptarë.
Operacioni Evelin ka çuar sot në arrestimin e 14 shtetasve shqiptarë, 5 italianë e 1 rumun. Të gjthë të arrestuarit akuzohen si anëtarë të një grupi kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria, Hollanda e Sllovenia drejt Italisë.
Në krye të Organizatës ishin Denis Bimi dhe Çlirim Tafili.
Ora News zbulon emrat e të arrestuarve në kuadër të operacionit "Evelin"
1-Denis Bimi
2- Clirim Tafimi
3- Eqerem Bimi
4 -Elvin Tafili
5 -Basmir Sylja
6- Elvis Cafi
7 -Adriano Shabanaj
8 - Erlin Roci
9 -Bruno Aliu
10- Adem Cekorja,
11- Abjond Xheka
12- Emran Morina,
13- Agim Cafi
15- Andernes Tomorri
16- Franco Nardino
17- Raffaele Jacovone
18- Matteo Colapietra
19- Berardino D'Onofrio
20- Alessandro Ronzullo
21- Costel Blanarau
Droga nga Shqiperia Holanda e Sllovenia
Droga trafikohej nga Shqipëria, Holanda e Sllovenia. Baza territoriale e këtij grupi kriminal ishte komuna e Sal Salvos e Vasto, një udhëkryq i njohur i trafikut të drogës.
Mediat lokale vendase informojnë se mes të arrestuarve ka sipërmarrësh biznesesh të vogla e pronarë lokalesh në territorin e San Salvos e Vaste.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/trafik-droge-nga-shqiperia-holanda-e-sllovenia-20-te-arrestuar