RRESHEN - Një magazinë e ndërtuar pranë një pike ushqimore, që dikur shërbente si pularia e ndërmarrjes bujqësore të Rrëshenit, ishte kthyer nga trafikantët në laborator droge, i pajisur me rezistenca dhe tuba ajrimi, për përpunimin e bimëve narkotike. Sasia e drogës, vendosej në 6 nivele të krijuara me tela, dhe më pas aty kryhej procesi i tharjes së drogës.
Burime për Shqiptarja.com bëjnë të ditur se laboratori i drogës u ngrit pranë pikës ushqimore, me qëllim që të justifikohej lëvizja e shpeshtë e makinave dhe njerëzve që hynin e dilnin në zonë.