Instat: Ekonomia bie me 10% - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-12-23

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sikundër pritej, në tremujorin e dytë ekonomia shqiptare shënoi rëniën më të fortë në 20 vitet e fundit. Sipas të dhënave nga instituti I statistikave, ekonomia ra me 10.2% krahasuar me të njëjtin tremujorë të një viti më parë, kohë e cila përkon me muajt e izolimit mars, prill, maj.Të gjithë sektorët kanë rezultuar me rënie. Tkurrjen më të fortë e ka shënuar tregtia, transporti dhe akomodimi me 26.3%, pasuar nga aktivitetet financiare dhe sigurimit, si dhe industria nxjerrëse.Të vetmit sektorë që kanë përformuar mirë janë bujqësia si dhe aktiviteti I pasurive të patundshme ku shit-blerja e banesave duket se nuk janë ndalur edhe gjatë kohës së izolimit. Rritja në sektorin e pasurive të patundshme lidhet me efektet e tërmetit ku shumë individë vendosën të investojnë në banesa më të sigurta.Pritshmëritë për tremujorin pasardhës mbeten ende në territor negativ, edhe pse në muajin korrik nisi sezon turistik I cili shërbeu sadopak si oksigjen për sektorin dhe ekonominë në tërësi. Parashikimet e insitucioneve ndërkombëtare mbeten ende shumë pesimiste për recesionin e fortë që do të pësojë ekonomia përgjatë gjithë vitit.E gjithë kjo situatë pritet të ndryshojë nga viti ardhshëm ku procesi rindërtimit do të shënojë një kthesë pozitive në ekonominë e vendit.

Share This Video


Download

  
Report form