#tvora #rtvoranews
Tenderat pa garë, nga kompania Image & Communication Development, nën adminsitrimin dhe pronësinë e Igli Gjelishtit, duket se nuk janë një procedurë e ndjekur vetëm përgjatë viteve 2018-2020.
Sipas të dhënave të APP, për kompaninë të cilën opozita e akuzon se i ka kaluar fondet Report Tv, e njëjta procedurë është ndjekur edhe në vitet 2015 deri në 2017.
Kontrata e parë e nënshkruar në vitin 2015 është ajo e datës 19 janar me Postën Shqiptare me objekt ?Për platformën elektronike për dërgimin e SMS-ve?.
Të interesuar në këtë garë rezulton të kenë qenë 3 kompani, dy prej tyre që kishin paraqitur edhe ofertë më të ulët janë skualifikuar për mosplotësim pikash apo kriteresh.
Image & Communication Development mbeti e vetme me ofertën prej 4 milionë e 200 mijë lekësh duke u shpall automatikisht fituese.
Më pas, në shkurt të 2016, AKSHI ka hapur tenderin me fond limit 13 milionë e 911 mijë e 778 lekë pa TVSH.
Në këtë rast, pjesmarrësi i vetëm në garë ka qenë kompania e Igli Gjelishtit në bashkëpunim me Helius Systems, çka i ka bërë automatikisht fitues.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/tendera-pa-gare-gjelishti-fitoi-edhe-4-kontrata-ne-vitet-2015-2017/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv