Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nëpërmjet deputetes Jorida Tabaku, Partia Demokratike akuzoi qeverinë se i ka dhënë pa garë klientëve të saj plot 65 milionë euro tendera. Referuar Gjykatës Evropiane të Auditimit, Tabaku, tha se qeveria i vjedh shqiptarëve një të tretën e taksave që ata paguajnë.
Duke ju referuar një analize të Gjykatës Evropiane të Auditimit, PD akuzoi qeverinë se vjedh 1 të 3-ën e taksave të shqiptarëve përmes tenderave publikë. Deputetja Jorida Tabaku, tha se kjo është edhe arsye pse rriten taksat. Sa më shumë para i merr qytetarëve aq më shumë mundësi për të vjedhur.
Nga miliona euro tendera të dhënë, 65 milion euro shkojnë pa garë thotë Tabaku.
Korrupsioni në nivelet e larta po mban peng investimet e huaja, thotë Jorida Tabaku, ndërsa sipas saj edhe raporti i Departamentit Amerikan të shtetit flet për shantazh të kryeministrit Edi Rama ndaj bizneseve të huaja që të lidhen me klientët e tij.
Deklaratë e deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku
Qeveria e Edi Ramës është kampione në Europë, përsa i përket vjedhjes së taksave të qytetarëve të saj. Ajo vjedh 1/3 e taksave të shqiptarëve përmes tenderave publikë! Kjo është dhe arsyeja pse Rama rriti taksat. Sa më shumë para i merr qytetarëve aq më shumë mundësi për të vjedhur.
Tani ky përkufizim nuk është më vetëm një konstatim i Partisë Demokratike, por është përfundimi i një analize të detajuar që Gjykata Europiane e Auditimit i ka bërë vjedhjes së frikshme me tenderët publikë në Shqipëri.
Njësoj, siç deklaruam ne pak javë më parë, të dhënat e Gjykatës Europiane të Auditimit tregojnë se 30% e tenderave në qeverinë Rama jepen përmes metodës korruptive të ?Negocimit pa Shpallje?.
Gjykata Europiane e Auditit ka nxjerrë shifrat që faktojnë se 1 në 3 kompani përfiton abuzivisht nga tenderat, duke shmangur procedurat për një garë të ndershme, që do t?i kursesnin buxhetit miliona euro nga taksat e shqiptarëve.
Kjo do të thotë se 1 në 3 tendera jepet pa garë.
Tani është botërisht i njohur fakti se qeveria është e angazhuar personalisht që në këto tendera të fitojnë kompanitë klientë të saj, te cilat ndajnë vjedhjen me vetë kryeministrin dhe ministrat e tij.
Për ta kuptuar më mirë sesa vjedhin Rama me bandën e tij të hajdutëve na ndihmon një fakt i thjeshtë: nga 250 milion euro tendera, 65.5, pothuajse gjysma, shkojnë pa garë, në xhepat e klientëve dhe miqve të qeverisë.
Kryeministri Rama dhe qeveria e tij po e trajtojnë pushtetin si një tepsi ku secili ministër ndan llokmën e tij me oligarkët dhe me klientët e besuar, duke shkatërruar konkurencën e ndershme.
Përveç 250 milionë eurove që jepen pa garë, problem madhor është edhe procedura fiktive në të paktën 30% të rasteve të tjera, ku ka vetëm një firmë më tender. Praktikisht, miliona euro të tjera nga taksat e shqiptarëve shpërndahen sërish pa garë nga qeveria hajdute, kampione në Europë për korrupsion.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tabaku-rama-jep-tendera-...