Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike tha se vetëm për një vit, kryeministri Edi Rama u ka dhënë miqve të tij 70 milionë euro tendera, shumica e të cilëve pa garë. Drejtuesja e Departamentit të Antikorrupsionit, Lealba Pelinku, tha në bazë të të gjitha raporteve, korrupsioni në vend është në nivele alarmante.
Deklarata e plotë:
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dalë me të njëjtin konkluzion si disa institucione të rëndësishme ndërkombëtare, Departamenti Amerikan i Shtetit apo Gjykata Evropiane e Auditit, se në Shqipëri nuk ka konkurrencë të hapur dhe 1 në 3 tendera janë dhënë pa garë.
Me fjalë të tjera kjo do të thotë se korrupsioni është në nivele alarmante dhe se qeveria e Edi Ramës është kampione e korrupsionit.
Përkthimi në shifra i mungesës së konkurrencës në shpenzimin e parave publike, zbulon se qeveria e Edi Ramës i ka dhënë klientëvë të saj ne 1 vit 70 milionë euro pa garë, duke rritur në mënyrë alarmante këtë procedurë korruptive në krahasim me vitin e parë të qeverisjes.
Mënyra tjetër për të grabitur paratë publike është pjesëmarrja në tender e vetem 1 kompanie. Edhe në këtë procedurë korruptive konkurenca ka munguar plotësisht në 30 % të rasteve, duke paracaktuar fituesin e preferuar të qeverisë per ndarjen së bashku te miliona eurove të tjera nga taksat.
Kompanitë e tjera, pa njohje dhe mbështetje qeveritare nuk kanë ku të ankohen për mungesën e konkurencës pavarësisht se ligji ua njeh këtë të drejtë.
Nëse ankohen, rezultati i vetëm është futja në listën e zeze të Engjëll Agaçit, Sekretari të Përgjithshëm të Kryeministrisë. Njeriu që bën punët e pista të Edi Ramës ka marrë nën kontroll të plotë Komisionin e Prokurimit Publik, institucion që, në vend të trajtonte me drejtësi abkesat e biznesit, është kthyer në noter të korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës.
Mungesa e konkurrencës ka sjellë që fondet publike të shpërdorohen pa kriter dhe, si në asnjë vend tjetër, të mos i kursehet asnjë qindarkë buxhetit të shtetit.
Nëse kjo qeveri nuk do të ishte kampione e korrupsionit dhe të kishte respektuar rregullat e garës duke shpallur fituese ofertën më të ulët, do të ishin kursyer 44 milionë euro nga taksat e shqiptarëve.
Shpenzimet e kësaj qeverie barbarësh janë marramendës.
Ndërkohë që çdo ditë mbyllen 45 biznese, varfëria rritet dhe 133 mijë nxënës kane braktisur shkollën, kampionët e babëzisë dhe korrupsionit kanë blerë 229 milionë euro makina, karburant, bileta avioni, fasada të mjerimit urban, pajisje për zyra e komoditete të tjera për luksin e tyre.
Situata alarmante ka një dhe vetëm një përgjegjës, Edi Ramën, interesat korruptive të të cilit po pengojnë zhvillimin e ekonomisë, po pengojnë punësimin, po ndalin investimet e huaja.
Partia Demokratike beson se një ekonomi e lirë tregu, ku të gjithë garojnë të barabartë, me taksa të ulura e pa burokraci do të çlirojë kapitalin e do të rrisë investimet në ekonomi.
Rishikimi i ligjit të koncesioneve dhe prokurimeve për të siguruar konkurencë të li...