#tvora #rtvoranews
Tre tenderat e zhvilluara për sheshin ?Skënderbej? u zhvilluan pa garë, kjo pasi konkurrentët u skualifikuan. Por kompania fituese rezulton që të ketë përfituar edhe shtesa mbi kontratë. Në këtë mënyrë dhe fondi i shpenzuar u rrit me 345 milionë lekë.
Në prill të vitit 2016, kryebashkiaku Veliaj, dhjetë muaj pasi ishte zgjedhur në detyrë, solli për zbatim planin e firmës belge për rikualifikimin e sheshit ?Skënderbej?, i cili u ka kushtuar shqiptarëve rreth 16.7 milionë euro.
Sipas të dhënave të publikuara në APP, për këtë projekt kompanisë Fusha ka fituar 3 kontrata fillestare.
Për fazën e pare të këtij projekti, në gusht të vitit 2016, kanë marrë pjesë 3 kompani, 2 prej të cilave janë skualifikuar pasi nuk kanë paraqitur ofertë.
Kompani fituese automatikisht është shpallur Fusha, e cila ka paraqitur një ofertë prej 527.5 milionë lekësh, me një diferencë shumë të vogë nga fondi limit prej 553.4 milionë lekësh.
Për fazën e dytë në janar të 2017 kompania Fusha i dha Bashkisë së Tiranës ofertën prej 978.8 milionë lekësh nga 979.8 që ishte fondi limit.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/loja-me-tenderat-ne-tirane-tre-kontrata-pa-gare-per-sheshin-skenderbej-fituesi-mori-dhe-shtesa-fondesh/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv