http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria do të zbresë sot në fushë përballë Bjellorusisë në sfidën e vlefshme për Ligën e Kombeve . Në prag të sfidës tekniku Reja u shfaq optimist dhe tha se ka besim tek lojtarët. EDI REJATRAJNER I KOMBETARES SHQIPTARE ?Objektivi është të jemi në vend të parë, por duhet parë gjendja fizike e lojtarëve pasi bjellorusët kanë nisur prej disa kohësh. I kam parë gjatë kësaj jave dhe janë mirë e shpresoj që të jenë edhe në fushëTekniku italian nuk la pa përmendur dhe emra konkretë, por sa i përket formacionin titullar nuk preferoi të flisteNuk do të bëjë eksperimente, do të luajnë lojtarët që kanë luajtur zakonisht dhe kam besim te garda e vjetër Është e vështirë të zëvendësosh pasi Memushaj ka fantazi dhe cilësi, por do të provojmë me Laçin dhe Abrashin në këtë rol edhe pse kanë role të ndryshe?Kapiteni Elseid Hysaj është i vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit, por siç mbrojtësi thotë skuadra do të futet në fushë vetëm për tre pikë.ELSEID HYSAJKAPITENI I KOMBETARES? Mendoj se në skuadër kemi të rinj të talentuar dhe mendoj se mund të ecim shumë me ta. Për ne është e rëndësishme që këtë rrugëtim në Kupën e Kombeve ta nisim mirë që në ndeshjen e parë. Duhet ta fillojmë mirë. Jemi gati për të luftuar për 3 pikë?Shqipëria do të përballet sot me Bjellorusinë në transfertë, sfidë kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve. Ndërsa 3 ditë me pas do të presi Lituaninë në Tiranë .