PD akuza të reja ndaj ministrit Tahiri - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ka shpërthyer ne akuza te reja kundër Ministrit te Brendshëm, Saimir Tahiri, pas kapjes se grupit kriminal qe trafikonte deri ne 1 ton heroine dhe kapjes se avionit sportiv ne Torino me 500 kg hashash. Sekretari i përgjithshëm i PD Arben Ristani, ka deklaruar se ne te dy rastet aksionet janë organizuar nga policia italiane e ne te dyja është i përfshirë vete Ministri i Brendshëm.?Eshtë dokumentuar nga partnerët, biseda e ministrit tonë të brendshëm me kokat e trafikut, duke u justifikuar para tyre, pas zbulimit të drogës në një banesë në Durrës.?Nuk e keni prej meje?, u thotë Tahiri kokave të trafikut.Po sigurisht nuk e kanë prej Saimir Tahirit, sepse ai është njëri prej tyre.Nuk e kanë prej Tahirit sepse ai është pjesë e këtij trafiku kriminal.Vetëm policia italiane po e lufton trafikun e drogës, dhe pengesa kryesore për ta është Saimir Tahiri?.Sipas Ristanit, trafiku me avion i lendeve narkotike favorizohet nga ministri i brendshëm.?Pra trafiku i drogës intensifikohet çdo ditë, sepse mafia ka Ministrin e Brendshëm në shërbim të saj.Droga ka pikën kyçe, ka Saimir Tahirin.Dhe Saimiri vazhdon t?u shërbejë trafikantëve me besnikëri çdo ditë,Çdo ditë Saimir Tahiri bën krenar dhe te lumtur Edi Ramën.Këtu kemi arritur.Ky është fundi. Ka vetëm një kryeministër në botë që toleron dhe rreh shpatullat e narko-ministrit të brendshëm, ky është Edi Rama?.Ministri Tahiri është sulmuar shpesh nga PD si person i lidhur me trafikante te lendeve narkotike e per këtë opozita i ka kërkuar edhe dorëheqjen.

Share This Video


Download

  
Report form