http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas sulmit terrorist vdekjeprurës në Zelandën e Re, ku u vranë 50 persona, Turqia ka nisur nje aksion kundër islamofobise. Zëvendëspresidenti turk Fuat Oktay dhe Ministri i jashtëm Mevlut Çavusoglu i bënë thirrje botës që të ndalë promovimin e gjuhes qe nxit urrejtjen.Nga Zelanda e Re, Shefi i diplomacise turke njoftoi mbajtjen e nje takimi urgjent te ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.MEVLUT ÇAVUSOGLUMINISTER I JASHTEM I TURQISEMyslimanët si në Zelandën e Re dhe në të gjithë botën janë jashtëzakonisht të paqetë me rritjen e islamofobisë dhe racizmit. Ne do ta ngejmë këtë çështje në të gjitha platformat, duke përfshirë edhe OKB-në.Edhe ambasadori i Turqise në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk denoi aktin ndersa kerkoi qe veprime te tilla te shemtuara të mos trajtohen me dyfytyrësi.MURAT AHMET YORUKAMBASADOR I TURQISE NE SHQIPERINe punojmë që terrorizmi të mos injektohet në kombe, pra ne ndjenjat fetare dhe kombetare. Nuk ka dallim midis terrorizmit te mire dhe të keq. Është shume e dëmshme ajo qe ndodhi ne Zelandën e Re ku besimtarët ndërsa luteshin u ekzekutuan në mënyrë barbare dhe është e pamundur të justifikohet me mënyra të ndryshme ky akt. Përpjekja për ta luftuar terrorizmin me dyfytyrsi dhe hipokrizi nuk mund të sjellë progres.Akti terrorist në Zelandën e Re rriti nivelin e alarmit në gjithë botën, vecanërisht në objektet e kultit.