Turqia në zi pas sulmeve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Turqia mban tre dite zi për viktimat e shpërthimeve terroriste që përgjaken marshimin e paqes ne Ankara. Bilanci është renduar, duke arritur ne 95 te vdekur, ndërsa te plagosurit janë 245, nje pjese e te cilëve ne gjendje kritike. Qeveria i cilësoi shpërthimet akt terrorist. Kryeministri Ahmet Davutoglu deklaroi se ka prova qe sulmet te jene kryer nga dy kamikazë, por asnjë grup nuk ka marre përsipër sulmin. Dyshimet bien mbi rebelet kurdë, militantet e Shtetit Islamik dhe radikalet e majte. Eksperte te antiterrorit thane se sulmi ishte i ngjashëm me ate te kryer ne Suruc nga xhihadistet e ISIS ne muajin qershor. Shpërthimet ndodhen pranë stacionit qendror te trenave, gjate një manifestimi te organizuar nga grupet e majta me synim ndaljen e dhunës mes separatisteve kurdë dhe qeverise turke dhe vetëm tre jave përpara zgjedhjeve parlamentare ne vend. Mijëra protestues u mblodhën kete te diel pranë vendit te shpërthimeve, ku fajësuan qeverinë për sulmet. Partia Demokratike e Popullit, nje force prokurde me përfaqësi te madhe ne marshimin e se shtunës, tha se policia kishte sulmuar liderët dhe anëtaret e saj, qe tentonin te vendosnin karafila ne nderim te viktimave. Ngushëllimet per jetët e humbura i shprehu edhe presidenti amerikan Obama, gjate nje bisede telefonike me homologun turk Erdogan, te cilin e siguroi se SHBA do ta mbështesë Turqinë ne luftën kundër terrorizmit.Sulmi terrorist i se shtunës, me i rendi i ndodhur ne Turqi, pritet te ndryshoje rrjedhën e fushatës elektorale, qe tashme është ndërprere.

Share This Video


Download

  
Report form