http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla, asnjë nga krerët socialist të bashkive, siç është Vangjush Dako në Durrës dhe Qazim Sejdini në Elbasan, të cilët kanë 3 mandate, nuk rrezikon të mos rikandidojë.
Ndryshimet ligjore, sipas tij nuk kanë fuqi prapavepruese.
?Jam një prej atyre që kam votuar ligjin në 2014 dhe ju të gjithë e dini që kultura juridike dhe jurisprudenca është e qartë që asnjë ligj nuk ka fuqi prapavepruese. Ligji është miratuar në vitin 2014, njësitë administrative të këtyre bashkive kanë qenë të ndryshme nga ato që janë aktualisht e për rrjedhojë edhe sqarimi që është bërë në vitin 2014 ka qenë i qartë, që prej sot e tutje fillon numërimi i mandateve. Ky është vlerësimi im juridik, pjesa tjetër është vlerësim politik që unë ju thash që mos hyni në emra, sepse nuk është momenti për të hyrë në emra. Të gjithë kanë të drejtë të garojnë, por do të jetë PS dhe strukturat e saj ajo që do vlerësojë se kush do të ketë nderin të përfaqësojë kombëtaren e PS-së në zgjedhjet e 2019?.
Për dy muaj Partia Socialiste do të dalë në terren në një fushatë llogaridhënieje, por edhe dëgjese me qytetarët. Kjo lëvizje sipas Ballës është detyrim, në kushtet kur vendit i mungon opozita e vërtetë.
?Disa prej politikave tona të ndërmarra, planet e investimeve, projektet e mëdha, të cilat janë pjesë e këtij procesi dhe në mungesë të një opozite normale në kuvend, që do të kish qenë mirë që ky proces llogaridhënie të bëhej në fillim në Kuvend, ne po kalojmë për ta bërë llogaridhënien drejtpërsëdrejti me qytetarët. Në fund të këtij procesi, ku do të mbahet shënim,çdo ankesë e çdo qytetari, çdo propozim dhe ide që mund të jetë e mirë për tu reflektuar në vendimmarrjen tonë.?
Fushata llogaridhënëse do t?i paraprijë bilancit dhe analizës që socialistët do të zhvillojnë në shtator. Periudhë në të cilën do të vlerësohet nëse do të ketë nevojë për ndryshime në kabinetin qeveritar.