http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kina ka vendosur të hakmerret ndaj tarifave amerikane, duke vendosur taksa deri në 25% në $ 16 miliardë dollarë të produkteve amerikane.
Vendimi i qeverisë kineze vjen vetëm një ditë pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi tarifimin e produkteve kineze që hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Taksat do të hyjnë në fuqi më 23 gusht, në të njëjtën ditë kur do të hyjnë në fuqi sanksionet amerikane. Produktet amerikane që do të tarifohen përfshijnë lëndë kimike dhe naftën.
Tarifat e reja e përshkallëzojnë edhe më tej luftën tregtare mes dy ekonomive me te fuqishme te botes.
Administrata e Donald Trump vazhdimisht ka akuzuar Kinën për praktika të padrejta tregtare, ndërsa presidenti ka premtuar se do të ulë deficitin tregtar të Shteteve të Bashkuara në tregtinë me Pekinin.
Nga ana tjetër Pekini akuzon Uashingtonin se po bën tregti me dhunë dhe se do t?i përgjigjet në të njëjtën mënyrë çdo takse të vendosura nga administrata e Trump.