http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike do të shkojë në tryezën e këshillit politik, por synimi i saj është formula e koalicioneve të mos preket.Një muaj pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe qëndrimit të mazhorancës kundër koalicioneve, ku secila parti garon me listën e saj, nënkryetari Edi Paloka sjell në vëmendje se modeli i koalicionit është pjesë e ndryshimeve të kodit zgjedhor që u realizuan mbi bazën e marrëveshjes së 5 qershorit.EDI PALOKANENKRYETAR I PD?Ne marrëveshjen e 5 qershorit është mëse e qartë që koalicionet qëndrojnë në formën që janë edhe sot në kodin zgjedhor. Nëse kjo pikë në kodin zgjedhor preket atëherë është prishur marrëveshja e 5 qershorit, kjo është e qartë për ne dhe partneret qe kane dale garante për marrëveshjen e 5 qershorit.?Përveç koalicioneve, këshilli politik do te diskutoje edhe çështjen e listave te kandidateve për deputet, nëse ato do të hapen plotësisht apo jo.?Kemi propozuar hapjen 100% të listave, megjithatë jemi të hapur të arrijmë një marrëveshje lidhur me këtë pikë. ?Të premten lideri i opozitës Basha do të zhvillojë konsultime me presidentin e republikës Ilir Meta për datën kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare, dhe duket se PD do të propozojë 18 prillin si datën më të afërt që lejon kodi?Propozim konkret ne kemi prej 4 vjetësh, një ditë e më parë të bëhen zgjedhjet në Shqipëri, një ditë e më parë të largohet kjo qeveri, një ditë e më parë të largohet Rama, është një ditë më shumë e fituar për shqiptarët. ?Por pavarësisht se kur është data e zgjedhjeve, PD është e vendosur t?i japë fund qeverisjes Rama, e cila sipas saj nuk ka bere asgjë për shqiptarët? E patë dhe vete dje, Rama përcaktoi po grupin e hajduteve që ka pasur me parë të njëjtët persona që kanë vjedhur jo vetëm zgjedhjet, por edhe shqiptarët për 8 vite me të gjitha format e korrupsionit.?Këtë muaj PD pritet të mbyllë procesin e përzgjedhjes së kandidateve për deputet dhe pas kësaj Lulzim Basha do të caktojë drejtuesit e qarqeve për të nisur zyrtarisht fushatën zgjedhore.