#tvora #rtvoranews
Sipas Partisë Demokratike kryeministri Edi Rama ka gënjyer prapë sot.
Me anë të një dalje për mediat e sekretarit të përgjithshëm të kësaj partie, Gazment Bardhi, PD thekson se ndryshimet e tij të njëanshme kushtetuese i eliminojnë koalicionet dhe prishin Marrëveshjen e 5 Qershorit.
Sipas PD-së, nuk ka asnjë mënyrë që Edi Rama të miratojë këtë Marrëveshje pa e ndryshuar, siç gënjeu edhe sot, duke eliminuar koalicionet siç parashikohen sot me Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor, Edi Rama zhbën këtë marrëveshje.
?Faktet janë e zeza mbi të bardhë dhe zbulojnë gënjeshtrat banale të Edi Ramës. Neni 68 i Kushtetutës aktualisht parashikon se: ?Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike, si dhe nga zgjedhësit.?Përcaktimi kushtetues nuk ka asnjë dilemë për çështjen e koalicioneve. Koalicionet lejohen nga Kushtetuta, por po ndalohen nga Edi Rama për interesin e tij personal. Komisioni I Ligjeve e riformulon nenin 68 të Kushtetutës, si më poshtë: ?Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike ose nga zgjedhësit.? ? u shpreh Bardhi.
Për selinë blu, Edi Rama ka rënë dakord dhe Partia Socialiste ka firmosur më 5 Qershor, që jo vetëm të vazhdohet me koalicionet parazgjedhore, por gjithashtu që një parti politike, pjesë e një koalicioni parazgjedhor, të paraqesë listën e vet të veçantë.
?Faktet tregojnë se Edi Rama po gënjen. Ai është i tmerruar nga humbja e pushtetit dhe rotacioni i pashmangshëm. Me prishjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit ai po kërcënon rëndë stabilitetin e vendit dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Opozita e Bashkuar mbështet plotësisht qëndrimet e qarta të Sekretarit amerikan të Shtetit, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Komisionerit për Zgjerimin dhe Bundestagut, si dhe rikonfirmon se i qëndron plotësisht kodifikimit pa asnjë ndryshim të Dakordësisë së 5 Qershorit.? ? theksoi Bardhi.
Bardhi tha se është koha që marrëveshja të miratohet pa ndryshime, siç u firmos nga Këshilli Politik me pjesëmarrjen e të gjitha palëve politike.
Sipas tij, çdo akt tjetër tradhton interesin kombëtar, duke marrë peng nisjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/pd-ndryshimet-e-njeanshme-kushtetuese-zhbejne-marreveshjen-e-5-qershorit/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp