http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas zjarreve te rene ne dy çerdhe te Tiranës dhe akuzave te opozitës ka reaguar kryetari i bashkisë. Erion Veliaj i kërkon demokrateve te mos bejne politike me fëmijët dhe as te bëhen pale me keqdashësit. Veliaj i kujton paraardhësit Basha 4 vitet e dështimit sipas tij ne krye te bashkisë.
?4 vjet që kishin Tiranën nuk ngulën një gozhdë, sigurisht që do përdorin çdo mjet, por mund të bëhen aleatë me ata që duan një kryetar tjetër, mund të bëhen aleatë me ata që kanë bindje të tjera, por nuk mund të bëhen aleatë me ata që i vënë zjarrin Tiranës, se kjo i diskrediton dhe është për turp. Dua të siguroj të gjithë ata që kanë fëmijët e tyre në çerdhet, kopshtet dhe shkollat e Tiranës; mbaj mend se tre vite më parë çerdhet e kopshtet ishin si biruca, madje ishin më poshtë, ishin më të rrënuara se shumica e burgjeve të Shqipërisë, dhe thashë: ku po i çojmë fëmijët!? Sot, falë shumë prej donatorëve, çerdhet e kopshtet e Tiranës janë model. Pra, unë nuk e di kush janë arsyet e rrugaçëve që vënë zjarr në punët publike në Tiranës, megjithatë mos e dhëntë Zoti kurrë që të mendoj se këtu ka dorë opozita, se në fund të fundit, janë me pushime në Holandë, se kur s?bënë 4 vjet shkolla, kopshte, çerdhe, nuk do i prishin pushimet për të bërë këto punë.?
Veliaj deklaroi se me afrimin e fushatës zgjedhore do te ashpërsohet lufta politike, ndërsa i beri apel opozitës te mos pengoje punët ne Tirane. Ndërkohe pas ngjarjeve ne dy çerdhet e kryeqytetit, janë shtuar masat e sigurisë
?Kemi shtuar rojet e Policisë Bashkiake, si dhe rojet e kontraktuara në çerdhe, kopshte e shkolla këtë vit. Do të shtojmë po ashtu pajisjet me kamera, sistemet e alarmit. I kemi trajnuar anëtarët e stafit në të gjitha çerdhet, kopshtet e shkollat për çdo situatë me zjarret, ndaj i bëj thirrje opozitës, bëhu me njerëzit e punës, bëhu me njerëzit e mirë, bëhu me qytetarët, mos hap panik, mos u bëj me rrugaçët, me vandalët, mos inkurajo zjarrvënien, inkurajo zjarrfikësit, ata që shërbejnë, ata që punojnë, ata që e duan qytetin?
Keto deklarata kreu i bashkisë i beri nga zona e Dajtit ku inauguroi parkun rekreativ per fëmijët dhe banoret e kësaj zone. Kreu i bashkisë siguroi se projekti ?luaj Tirana? do te shtrihet përtej qytetit.