Ora News - Veliaj: Ndryshime ligjore që pasojat e zjarreve të mos i mbajnë taksapaguesit

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Eksperienca austriake në përballimin dhe menaxhimin e situatave të emergjencave do të shërbejë edhe për shërbimet zjarrfikëse të Tiranës, policisë dhe urgjencave mjekësore, për t?u përgjigjur në kohë dhe me efikasitet në çdo rast.

Në mjediset e Akademisë së Sigurisë në Tiranë nisi programi trajnimit për të gjitha shërbimet që përballojnë emergjencat civile.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndoqi nga afër demonstrimin praktik nga ekspertët austriakë. Ai foli edhe për ndihmën që dhanë zjarrfikëset për shuarjen e flakëve tek fabrika e mbetjeve të riciklueshme të dielë.

Veliaj: ?Siç u pa edhe këtë fundjavë me disa nga zjarret që patëm, kur në një javë ra zjarr në 2 fabrika të ndryshme, kuptojmë se e vetmja gjë që mund ta marrim seriozisht është jeta edhe prona. Bëhemi serioz për politikën, për futbollin, për një mori kotësirash, por kur vjen puna tek jeta, tek shëndeti, kjo nuk ndodh. Mjafton që të shikosh makinat që janë këtu karakatinë, jam i sigurt që pavarësisht se janë aksidentuar, të gjithë kanë pasur siguracion makine. Ndërkohë, numri i njerëzve apo i bizneseve të siguruara është qesharak, krahasuar me numrin e hekurishteve qe kemi të siguruara?.

kryebashkiaku i Tiranës tha se janë të nevojshme edhe disa ndryshime në legjislacion, për të shmangur përgjegjësinë e qytetarëve për aksidente që vijnë nga mosrespektimi i detyrimeve ligjore nga vetë kompanitë, kur vjen puna te pagimi i dëmeve.

Veliaj: "Ndoshta në përfundim të hetimeve për incidentin që ndodhi javën e fundit, por edhe me njohuritë që kanë kolegët, të shohim si mund të përmirësohen disa akte ligjore. Sot nuk ka sens që janë taksapaguesit ata që mbajnë barrën e kompanive të pasiguruara. Sot ose kompanitë e sigurimit, ose ata që janë të papërgjegjshëm në bizneset e tyre, duhet të mbulojnë një pjesë të kostos, në mos të gjithë koston. Për një taksapagues, që nuk ka asnjë faj, një gjyshe që është duke ndenjur në shtëpi, nuk ka asnjë arsye që me taksat modeste që merren prej saj të shkojë dhe të paguajë papërgjegjshmëritë e milionerëve?
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/veliaj-ndryshime-ligjore-qe-pasojat-e-zjarreve-te-mos-i-mbajne-taksapaguesit

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS