http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për here te pare kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se opozita do te hyje ne zgjedhjet lokale te 21 qershorit. Nga Brukseli ku mori pjese ne punimet e Asamblesë politike të Partisë Popullore Europiane, lideri i opozitës Lulzim Basha theksoi se pavarësisht qëndrimit qe pd mban ndaj hartes territoriale partia demokratike do te garoje ne zgjedhjet për pushtetin vendor duke kërkuar monitorim te procesit nga faktori ndërkombëtar.Lulzim Basha thekson:?PD ka qenë dhe është e vendosur që sovranit, qytetarëve shqiptarë të mos u mohohet kurrë e drejta për të vendosur për hartën territoriale. Harta aktuale ka qenë, është dhe do të mbetet e papranueshme për PD. Ajo bie ndesh me interesat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë arsye, ne e konsiderojmë 21 qershorin një referendum të madh qytetar, për tu shprehur me votë, jo vetëm për kandidatët e opozitës, por edhe kundër kësaj ndarjeje territoriale dhe për t?i hapur rrugë një procesi i cili nuk do të vonojë, ku së bashku me qytetarët shqiptarë do të vendosim hartën territoriale që është në favorin e interesave të tyre. Kërkova monitorim të plotë të këtyre zgjedhjeve, ?Gjate punimeve te asamblesë, është diskutuar edhe çështja e trafikut te drogës apo lidhjet e pushtetit me krimin dhe zyrtarët e lartë të PE dhe të PPE kërkuan mbajtjen e qëndrimeve të vendosura kundër depërtimit të krimit në qeverisjeLulzim Basha thekson: ?Problemi kryesor është problemi i krimit, krimi me lidhje në politikë, penetrimi i kriminelëve në postet drejtuese deri në Parlamentin Shqiptar, instalimi në Shqipëri i bandave më të rrezikshme në rajon. Së fundmi, siç u pa, janë përgjegjës edhe për ngritjen e fabrikës më të madhe të kokainës në Ballkan, në këto dymbëdhjetë muaj që përkon me kohën e qeverisjes Rama-Meta. Këto janë sinjalet dhe provat më të qartase larg retorikës dhe propagandës boshe, qeveria Rama-Meta jo vetëm ka dështuar tërësisht në luftën kundër krimit, por është përgjegjësja kryesore për situatën e pasigurisë në vend, për lulëzimin si asnjë herë të trafiqeve dhe për gradimin e bandave e të banditëve me pushtet të mjaftueshëm, sa që të ndihen rehat për të ngritur një fabrikë kokaine në të cilën u sekuestrua një sasi me vlerë rreth 1 miliard euro. ?Basha ka theksuar se opozita është e gatshme te nise menjëherë nga puna per dekriminalizimin sipas frymës se rezolutës konsensuale te 24 dhjetorit.