Zgjedhjet e 30 qershorit, Ekspertët: Deklarimet nuk janë reale - Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-10-22

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Zgjedhjet lokale shënuan një prej fushatave me te lira ne Shqipëri, për shkak te mungesës se garës dhe shumica e partive politike kane deklaruar shuma te papërfillshme duke nisur nga Bashkimi Liberal Demokrat qe nuk ka shpenzuar asnjë lekë, tek partia e drejtuar nga Astrit Patozi e cila ka shpenzuar pak me shume se 300 mije leke.E vetmja forcë qe ka shpenzuar dhjetëra milionë është Partia Socialiste e cila deklaron se ne fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit ka harxhuar 79 milionë leke.Por risia e këtij procesi është deklarimi i shpenzimeve te kandidateve e bie ne sy se edhe kandidati për Bashkinë e Belshit ka shpenzuar pothuaj 5 here me shume se kryetari i Bashkisë se Tiranës.Sipas deklarimit te PS, rezulton se Erion Veliaj ka harxhuar ne fushate 255 mije leke, kundrejt 1.2 milionë qe ka shpenzuar kandidati i Belshit, 2.8 milionë kandidati i Kukësit apo 3.1 milionë kandidati për Bashkinë e Vlorës Dritan Leli.Megjithatë këto janë vetëm deklarime pasi te gjitha do te verifikohen nga ekspertet.Bledar Skenderi: Bëhen dy raporte nga eksperti , behet raporti i monitorimit te shpenzimeve gjate fushatës zgjedhore dhe raporti i shpenzimeve te partisë gjate vitit. Te dyja këto raporte bashke me raportin qe ka sjelle partia, kryqëzohen dhe kalojnë ne mbledhjen e KQZ dhe ne i shohim ne mënyre krahasimore.Por sipas politologut Afrim Krasniqi këto deklarime nuk janë reale e fushatat elektorale ne Shqipëri janë shume me te shtrenjta.Afrim Krasniqi: Ne Shqipëri nuk gjobitet askush, nuk kontrollohet askush dhe deklarimet janë krejtësisht formale. KQZ nuk ka as mekanizma institucionale e as ekspertize dhe as detyrim ligjor për te bere verifikime te detajuara te deklarimeve dhe mjaftohet vetëm me deklarimin formal. Kjo është edhe arsyeja qe dy partitë kryesore.Sipas Krasniqit një prej çështjeve qe reforma zgjedhore duhet t?u japë zgjidhje është pikërisht transparenca e financimit te fushatave.Nëse ndjekim logjiken amerikane ndiq paranë për te kuptuar kush fiton e kush humbet nëse ne bëjmë reformimin e financimit elektoral dhe kontrollin e parave qe hyjnë ne fushate ne praktikisht kemi eliminuar përqindjen me te madhe te trafikut te votës dhe problematikave zgjedhore.Nesër Komisioni i Reformës Zgjedhore do te diskutoje pikërisht zgjidhjet për kapitullin e financimit te partive. Nga ana tjetër edhe PD po punon për këtë çështje, po ende nuk dihet se cila do te jete zgjidhja ligjore qe financimet e partive politike te kontrollohen.

Share This Video


Download

  
Report form