Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka vizituar familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në në fshatin Kameras të Manzës. Anëtari i familjes Parruku, të cilët jetojnë në çadër prej 10 muajsh, i është drejtuar Bashës që duhet të dilte më herët që ta shikonte popullin, pasi ishte me shumë vonesë.
"Duhet të kishe dalë më parë në popull, je me shumë vonesë për shumë gjëra, ti edhe ata që të rrethojnë ty. Duhet të jesh më afër me popullin", tha banori i dëmtuar nga tërmeti.Por Basha është justifikuar me pandeminë që ka prekur prej muajsh vendin dhe rrezikun e përhapjes së saj.
"Me ardhjen e pandemisë u bë më vështirë për të ardhur, për herë të fundit kam qenë në mars, por kam ndjekur çdo çështje nga larg", ka thënë Basha.
Familja Parruku jetojnë prej 10 muajsh në çadër dhe tashë kërkojnë ndërtimin e shtëpisë së tyre, pasi nuk janë kualifikuar si shumë familje në atë zonë. Sipas tij, është nxjerrë problemi i dokumenteve për pronësinë, edhe pse i ka paraqitur të gjitha. Anëtari i familjes tha se ekspertët kanë ardhur 6 herë dhe kanë nxjerrë të pabanueshme. Përveç jetesës në çadër ata kanë probleme edhe me ujn, i cili vjen 1 herë në tre muaj dhe zgjat vetëm një orë.