Report TV - Rritet fondi i rezervave, ja sa do të shkojë për familjet e dëmtuara nga tërmeti

Report TV 2019-10-02

Views 0

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë ndryshimet në ligjin për sistemin e taksave vendore, duke iu dhënë të drejtën të gjithë pronarëve të banesave të dëmtuara nga lëkundjet e tërmetit që të ndërtojnë banesat pa paguar këtë taksë.

?Përjashtohen nga pagesa e kësaj takse investimet për rindërtimin, riparimin apo restaurimin e ndërtesave të destinuara për qëllime banimi, të dëmtuara si pasojë e fatkeqësive natyrore, sipas përkufizimit të dhënë në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen civile? thuhet në VKM. Ndërkohë të gjitha banesat e raportuara si të dëmtuara, duhet të plotësojnë disa kushte dhe të dorëzojnë dokumente që të përfitojnë përjashtimin nga ky detyrim që po ashtu do të përcaktohen me VKM.

Po ashtu familjet e prekura nga tërmeti nuk do të paguajnë as taksën e infrastrukturës në momentin që do të aplikojnë për tu pajisur me lejen e rindërtimit apo restaurimit të banesave të tyre.

E paralajmëruar disa orë më parë nga kryeministri Edi Rama, Këshilli i Ministrave ka vendosur që ndërtuesit duhet ti dorëzojë blerësit të banesës përveç kontratës së pronësisë edhe një kontratë sigurimi me afat 10 vjeçar, e cila do të bëjë të mundur edhe mbulimin e dëmeve të ndërtesës, që shfaqen pas lidhjes së kontratës së kalimit të pronësisë. Kjo iu jep mundësinë qytetarëve që nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, banesat që blejnë të jenë të siguruara nga fatkeqësi të tilla sicc ishte tërmeti i 21 shtatorit.

?Limiti i përgjegjësisë së kontratës së sigurimit nuk duhet të jetë më i ulët se vlera totale e çmimit të shitjes të përcaktuar në kontratën e kalimit të pronësisë së pasurisë paluajtshme? thuhet ndër të tjera në VKM.

Po ashtu siç ishte paralajmëruar janë shtuar në fondin e rezervave të shtetit 500 mijë lekë të reja, duke e rritur fondin nga 1.5 milionë lekë që ishte në 2 milionë lekë. Ky fond do të shkojë për familjet e dëmtuara nga tërmeti përveç fondit të emergjencave që është 130 milionë lekë.

Duke qenë se gjatë lëkundjeve të tërmetit ka pasur shumë defekte dhe bllokime të qytetarëve në ashensor, Këshilli i Ministrave me kërkesë të Ministrisë së Financave ka vendosur që brenda datës 31 dhjetor 2020 kompanitë të kenë kryer ekzaminimin e të gjithë ashensorëve që janë vendosur në shërbim deri në fund të këtij viti.

Share This Video


Download

  
Report form