Top News - Euro, rënie e fortë/ Niveli me i ulët që nga pandemia

Top Channel Albania 2020-11-05

Views 5

Euro ka shënuar një rënie të fortë në tregun e brendshëm valutor. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye këtë të martë me 123.636 lekë, me një rënie prej 0.59 lekësh në raport me fundin e javës së kaluar.
Ky është niveli më i ulët që nga data 17 mars, kur sapo kishte filluar mbyllja e ekonomisë, si rezultat i masave që u morën për ndalimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit. Pas mbylljes, euro u rrit ndjeshëm, duke arritur deri në 131 lekë në fund të muajit mars, për t?u stabilizuar më pas rreth nivelit të 124 lekëve.
Megjithatë rënia e tanishme është pak a shumë e pritshme, pasi tradicionalisht gjysma e parë e gushtit shënon një rënie të valutave për shkak të efekteve sezonale, që lidhen me ardhjen e turistëve dhe emigrantëve. Por këtë herë për shkak të pandemisë së Covid 19, arsyet janë pak më të ndryshme. Emigrantët nuk po kthehen këtë verë, por pavarësisht se turistët europianë janë shumë të pakët, nga Kosova, ku euro është monedha zyrtare dhe nga Maqedonia e Veriut fluksi i turistëve është relativisht I ndjeshëm.
Në kahun tjetër, kërkesa për valutë është e ulët, pasi shumë shqiptarë nuk ikin dot me pushime jashtë vendit, përveç Turqisë, për shkak se vendet e BE-së lejojnë të udhëtojnë vetëm shtetasit e tyre dhe personat me leje qëndrimi.
Gjithashtu ulje të ndjeshme shënoi edhe dollari, që u këmbye me 105 lekë, duke zbritur në nivelin më të ulët që nga mesi i muajit prill të vitit 2018.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Euro#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form