Report TV - Euro në nivelin më të ulët që nga viti 2009, pranë kuotës 135 lekë

Report TV 2016-09-25

Views 1

Ditën e sotme vlera e euros në raport me lekun ka rënë në nivelin më të ulët të që prej vitit 2009. Një euro është këmbyer mesatarisht 135.5 lekë, ndërkohë që agjencia të caktuara blenë me kuota edhe më të ulëta. Agjencitë e këmbimit valutor të pyetura nga Report Tv thanë se rënia i detyrohet kryesisht efektit sezonal.

Ardhja e turistëve ka rritur sasinë e valutës në treg, duke sjellë edhe rënien e vlerës së saj në raport me monedhën tonë kombëtare. Njëherësh gushti shënon edhe rënien e dukshme të aktivitetit të eksport importeve, gjë që gjithashtu ul kërkesën e tregut për valutë të huaj, veçanërisht euro. Por, përtej efektit sezonal, 2017-a ka regjistruar një rënie të dukshme të euros edhe përgjatë muajve të parë të vitit.

Prej muajsh euro gjendet në kuotën e 136 lekëve nga kuota mesatare prej 138 lekësh vitin e shkuar. Specialistët e këmbimeve valutore e lidhin këtë rënie me zhvleftësimin e monedhës evropiane në tërësi, me efektin e daljes së Anglisë nga BE, por edhe me flukset valutore që ka sjellë në Shqipëri ndërtimi i Gazsjellësit Transadriatik. Në rënie kundrejt lekut rezultojnë edhe valutat e tjera. Një dollar amerikan u këmbye sot në vlerën 121 lekë, nga 122 lekë që është mesatarja e kohëve të fundit.

Share This Video


Download

  
Report form