Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Euro ka pësuar një tjetër rënie në tregun tonë valutor duke zbritur në nivelin më të ulët që prej korrikut të vitit 2012. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane shkëmbehet aktualisht me 138.3 lekë ndërsa dollari është fuqizuar sërish duke u këmbyer me 128.4 lekë.
Dy janë arsyet kryesore të dobësimit të fortë të euros, së pari, rënia në tregjet financiare ndërkombëtare. Në bursa, monedha europiane shkëmbehet me 1 dollar e 07 cent, niveli më i ulët në 6 muaj. Faktori i dytë është kërkesa e ulët në tregun e brendshëm për shkak të ngadalësimit të importeve dhe tkurrjes së aktivitetit tregtar nga masat e forta të aksionit të anti-informalitetit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/bie-euro-arrin-ne-138-3-niveli-me-i-ulet-qe-prej-2012/