Ora News – Ulen kreditë e këqija, arrihet niveli më i ulët që prej vitit 2011

Ora News Lajme 2017-08-04

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe për muajin qershor kreditë e kqija kanë pësuar një tjetër ulje. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë huatë e pakthyera në afat kanë zbritur në nivelin 15.58% të totalit, niveli ky më i ulët i regjistruar që prej tremujorit të parë të vitit 2011. Rezulton se rënia është rezultat i dy faktorëve fshirjes së kredive të kqija si dhe ristrukturimit të 35 kompanive të mëdha.
Për të tetin muaj rradhazi kreditë e kqija kanë pësuar ulje. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë për muajin qershor, niveli i kredive të këqija ka zbritur në 15.58% të totalit, duke shënuar në këtë mënyrë nivelin më të ulët të arritur që nga tremujori i parë i vitit 2011.
Arritja në këtë nivel sipas Bankës së Shqipërisë është rezultat i dy faktorëve: Fshirjes së kredive të këqija dhe ristrukturimit të kompanive të mëdha.
Përgjatë dy viteve të fundit bankat kanë zbatuar procesin e fshirjes së kredive të këqija, sipas të cilit hiqen nga bilancet e bankave kreditë që kanë më shumë se tre vjet që nuk kthehen, ndërsa ato vazhdojnë të ndiqen nga bankat.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/ulen-kredite-e-keqija-arrihet-niveli-me-i-ulet-qe-prej-vitit-2011/

Share This Video


Download

  
Report form