Ministria e Ekonomisë ka nisur hartim të ?Programit të Reformave Ekonomike të Qeverisë Shqiptare për periudhën 2017-2019 në bashkëpunim me Bashkimin Europian dhe OECD.
Gjatë fjalës së saj në këtë event, Ministrja Ekonomi tha se reformat e deritanishme sollën uljen me 7% të kredive të këqija, si dhe garantuan një rritje ekonomike prej 2.6%, e destinuar të vazhdojë me ritme më të shpejta në vitet në vijim.
Ekonomi analizoi treguesit e reformave edhe në nivel rajonal, duke theksuar se të gjitha ekonomitë përreth kanë performuar pozitivisht, me një rritje mesatare prej 2.1%.