Report TV - Kreditë e këqija, bankat fshijnë nga bilancet 316 mln euro

Report TV 2018-05-03

Views 0

Bankat tregtare në vend janë përfshire në një proces intensiv të fshirjes së kredive të këqija qysh kur Banka e Shqipërisë nxori një rregullore që i detyronte ato te mos mbanin ne bilance kreditë e këqija brenda një periudhe trevjeçare nga krijimi i tyre.

Përmes një analize të këtij problemi revista Monitor thotë se ka filluar procesi i fshirjes së krediveë, në janar të vitit 2015 e deri në fund të gjashtëmujorit të parë 2017 bankat kanë fshirë nga bilancet e tyre 43 miliardë lekë ose 316 milionë euro.

Sipas Monitor vetëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2017, nga bilancet e bankave janë fshirë rreth 4 miliardë lekë kredi të humbura, kryesisht të mbajtura nga bizneset në valutë, ndërsa gjatë periudhës korrik 2016 ? qershor 2017, bankat kanë fshirë nga bilanci rreth 11 miliardë lekë kredi të humbura

Share This Video


Download

  
Report form