Sejko: Kreditë e këqija u ulen me 2% - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha se treguesit ekonomikë dhe financiarë në vend do të jenë në rënie gjatë këtij viti, por kjo situatë, sipas tij, do të jetë kalimtare. Ai ndau me gazetarët lajmin e mirë se kreditë me probleme janë ulur me 2% për periudhën janar-qershor. Kreu i Bankës Qendrore pranoi edhe faktin që shlyerja e detyrimeve të prapambetura të qeverisë nuk ka ndikuar në larjen e kredive me probleme, pasi biznesi ka patur nevoja të tjera për likuiditet. Aktin e rishkimit të buxhetit ai e sheh si të pashmangshëm në kushtet që të ardhurat në buxhet janë jashtë parashikimeve të planit, dhe qeveria duhet të respektonte marrëveshjen me fondit për të mbajtur të ulët nivelin e deficitit. Për gjysmën e dytë të vitit 2015-të lajmet që vijnë nga Banka e Shqipërisë nuk janë të mira. Situata në shtetin fqinj, Greqinë do të ulë potencialet e ekonomisë tonë. Megjithatë Këshilli Mbikëqyrës i Bankës Qendrore beson në rritje të kreditimit dhe të inflacionit. Treguesi i inflacionit është një element i domosdoshëm për ekonomitë në zhvillim, kur ai ka tendencë rritëse do të thotë që ka kërkesë të lartë e si rrjedhojë shtim të konsumit.

Share This Video


Download

  
Report form