Kuvendi hapi listat, Basha: Pas zgjedhjeve të reja, e ke vendin në burg! Rama: Lëri kërcënimet

Report TV 2020-08-04

Views 0

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha së bashku me aleatët opozitarë ka reaguar fort kundër ndryshimeve kushtetuese që hapin listat. "Kuvendi gjysmak tregoi se është çirak i interesit politik të Edi Ramës. Qytetarëve s'po u jepn listat e hapura, pasi janë të hapura vetëm nga fundi i tyre. Edi Rama refuzoi hapjen e 100% të listave dhe mos prekjen e koalicioneve. Ata shkelën me këmbë konsensusin dhe Kushtetutën. Kurrë më parë kushtetuta nuk është ndryshuar pa konsensusin e opozitës dhe në mënyrë të njëanshme. Kurrë më parë rregullat nuk janë vendosur nga partia në pushtet.

Shqipëria i është dashur Edi Ramës vetëm për interesat e tij personale. Akti i sotëm është treguesi i fundit, se ai e di që koha e tij po mbaron. Ai po përpiqet që të manipulojë sistemin duke menduar të zgjasë agoninë e pushtetit të tij. Ndryshimet e njëanshme nuk janë të detyrueshme për opozitën dhe për qytetarët, janë të papranueshme. Makinacionet nuk kanë për ta ndaluar ndryshimin politik. Koalicioni ynë është me njerëzit, ne jemi bashkë për të bërë këtë ndryshim.

Share This Video


Download

  
Report form