Reforma territoriale, Basha: Nëse s'ka konsensus, protesta, Meta: Lëri kërcënimet

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Nëse nuk garantohet konsensusi për reformën territoriale, atëhere protesta në rrugë e sheshe, është e vetmja zgjidhje që na lë mazhoranca.
Kjo është deklarata e liderit të opozitës, Lulzim Basha në një takim të zhvilluar sot me krerë të bashkive dhe komunave ku e konsideroi ndarjen e re territoriale një pseudoreformë.
Disa orë më pas erdhi edhe reagimi i kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, pjesë e koalicionit qeverisës, Ilir Meta. Në një prononcim për median nga selia e LSI-së Meta i kërkoi opozitës të lërë mënjanë kërcënimet për protesta dhe të marrë pjesë në reformën territoriale.
Basha: Gati të nisim betejën tonë në rrugë dhe sheshe
"Ne jemi këtu sot për t`i thënë mazhorancës se kërkojmë dhe bashkëpunojmë për një reformë të vërtetë, vetëm me konsensus politik për dhe me qytetarët. Jap mesazhin dhe detyrën e fillimit të përgatitjeve për një reagim dhe një kundërshtim mbarëpopullor të reformës së njëanshme dhe arbitrare. Së bashku do të shkëmbejmë mendimet, do të dëgjojmë njëri-tjetrin për të përcaktuar dinamikën e këtyre përgatitjeve nëse detyrohemi të nisim betejën tonë në rrugë dhe sheshe.
Një gjë duhet ta bëjmë të qartë vetëm pranimi i konsensusit mund të na kthejë nga kjo rrugë, asgjë tjetër." tha Basha.
Basha: Ftesa e Ramës fasadë
Kreu i opozitës akuzoi mazhorancën se po kërcënon opozitën se do ta realizojë pa të reformën territoriale ndësa e cilësoi ftesën e kryeministrit për t`u takuar si një fasadë.
'Para disa javësh dhe me një intensitet të ditëve të fundit po na kërcënojnë se nuk presin pa fund për reformën administrative-territoriale. Ç`është kjo thirrje? Ç`kuptim ka të na thonë po ju presim? Pse duhet të na thonë me këtë formë kërcënuese-ultimative kur me gojën e kryeministrit thanë se nuk japin konsesus pra duan ta bëjnë pa konsensus. A nuk e kuptojnë se vetëm një mendim poshtërues për pushtetin vendor, për qytetarët, për opozitën e vendit mund të përligj ftesa dhe thirrje të tilla për fasadë. Konsensus nuk ka po ejani bëjmë bashkë vitrinën e konsensusit. Deri disa javësh propaganda e tyre ishte investuar fuqishëm, ishte ngulitur në opinionin publik mendimin se na kishin ofruar me bujari të gjitha dhe ishim ne që nuk pranonim. Pas shkëmbimit të letrave publike kryeministri u detyrua të dilte nga strofulla e ekuvokeve dhe trukeve dhe deklaronte se ai dhe mazhoranca nuk japin konsensusin me arsyetimin absurd se opozita e do konsensusin për të bllokuar reformën" tha Basha.
Meta nga LSI: Lëri kërcënimet, reflekto
'Kërcënimi për protesta është e drejtë e opozitës, por është absurd kur refuzon këtë ofertë që është afruar në mënyrë gjeneroze. Dihet që reforma është kërkuar jo vetëm nga qytetarët por nga partnerët tanë ndërkombëtarë.
Në fund të fundit i takon opozitës të bëjë zgjedhjen e saj. Por ne i kemi afruar të gjitha kushtet për bashkëpunim.
Sa i takon reformës administrative territorial nuk është mazhoranca ajo që vendos ultimatume, përkundrazi ajo ka treguar shpirtin maksimal të vullnetit për bashkëpunim duke ofura...

Share This Video


Download

  
Report form