Propozimi i Metës: Përfaqësim i barabartë i grave në listat e zgjedhjeve 2017- Ora News

Ora News Lajme 2016-04-27

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka propozuar që në zgjedhjet e ardhshme të ketë përfaqësim të barabartë të grave dhe burrave në listat elektorale.Duke folur në Asamblenë Rajonale të Grave Parlamentare, Meta iu referuar edhe praninë se deputetëve me figurë jo të pastër, që sipas tij kanë dëmtuar imazhin e Parlamentit.Në Asamblenë Rajonale, deputetet e PD-së thyen bojkotin 10 ditor të Parlamentit.
Ndërsa partitë politike parlamentare janë ulur në një tryezë për reformën zgjedhore, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, propozon ndërhyrjen në kod për të rritur përfaqësimin e grave në Kuvend.
Kryeparlamentari sugjeroi që në zgjedhjet e ardhshme politika të përqafojë nismën që u zbatua në zgjedhjet lokale dhe në listat zgjedhore të jetë një kandidat grua dhe një kandidatat burrë.
Meta: Besoj se ka ardhur koha që ne atë hap që ndërmorëm në zgjedhjet vendore për përfaqësimin e grave ta ndërmarrim edhe në zgjedhjet parlamentare. Kjo mendoj që do t?i bëjë nder Kuvendit, jo thjesht do t?i japë një pamje të re, jo vetëm do t?i japë një imazh dhe një integritet të ri, por jam i bindur që do t?i japë edhe një përmbajtje të re shumë cilësore dhe ajo që është më e rëndësishmja, shumë më njerëzore dhe më sociale se sa deri tani. Dua t?iu siguroj për mbështetjen time si Kryetar i Kuvendit në të gjitha nismat tuaja, që synojnë rritjen e fuqizimit të gruas, jo thjesht të rolit të saj në Kuvend dhe në vendimmarrje, por në gjithë shoqërinë tonë, për të mbështetur të gjitha iniciativat për përmirësimin e legjislacionit në këtë drejtim.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/propozimi-i-metes-perfaqesim-i-barabarte-i-grave-ne-listat-e-zgjedhjeve-2017/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS