TIRANE-Me 99 vota pro, 6 kundër dhe 4 abstenim, Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot marrëveshjen e 5 Qershorit, mes PS-PD-LSI-së dhe opozitës parlamentare. Marrëveshja donte vetëm 84 vota, por PS-ja firmosi marrëveshjen me opozitën parlamentare pak ditë më parë për qenë gjithëpërfshirëse. Megjithatë kryetari i grupit demokrat Myslym Murrizi nuk e votoi marrëveshjen.