#tvora #rtvoranews
Në një video konferencë të organizuar nga Këshilli Atlantik me seli në Washingotn, udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, janë pajtuar për veprime ?të guximshme e praktike për të ndihmuar rajonin që të dalë më i fortë nga ndikimi i COVID-19 me mundësi më të mëdha të zhvillimit ekonomik.
Në një dokument të përbashkët ata thanë se janë pajtuar që ?të përshpejtojnë lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve në rajon, duke eliminuar problemet që kanë penguar rritjen ekonomike; të ndjekin një plan për të tërhequr investime të reja të huaja të drejtpërdrejta në rajon dhe për të përshpejtuar shpërndarjen e fondeve të zotuara të rimëkëmbjes nga COVID-19, me një përqendrim në infrastrukturën dhe energji.
Damon Wilson nga Këshilli Atlantik tha se udhëheqësit janë zotuar ?të përmirësojnë bashkëpunimin politik dhe marrëdhëniet fqinjësore si dhe të përpiqen që të zgjidhin problemet dypalëshe në rajon?, ndërsa vlerësoi lartë faktin se takimi i sotëm dëshmoi angazhimin transatlantik rreth rajonit të Ballkanit Perëndimor.
I dërguari i posaçëm amerikan për rajonin, Matthew Palmer, mbështeti pajtimin e arritur ndërmjet udhëheqësve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ndërsa ritheksoi përkrahjen për proceset integruese të tyre përfshirë edhe procesin e bisedimeve Kosovë ? Serbi të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
?Ne kemi pikëpamje të njëjta për të ardhmen dhe vendet e Ballkanit Perëndimor i shohim si anëtare të BE-së, si vende që kanë bërë reforma të domosdoshme dhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian punojnë në partneritet?, tha ai duke vënë theksin tek përpjekjet e Shqipërisë edhe Maqedonisë se Veriut për të bindur siç tha Këshillin Evropian që të hapen negociatat për anëtarësim.
?Marrëveshja e 5 qershorit në Shqipëri për reformën zgjedhore pasqyron bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës?, tha zoti Palmer, duke nënvizuar ndërkaq rolin e Bashkimit Evropian dhe të dërguarit të posaçëm evropian, Miroslav Lajcak, për rifillimin e bisedimeve Kosovë ? Serbi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
?Shtetet e Bashkuara fuqishëm, publikisht mbështesin këtë proces dhe rolin e zotit Lajçak si dhe nxisin të dyja palët që të bëjnë papara?, tha ai, duke shtuar se ka një përmbajtje të fortë të qasjes transatlantike ndaj Ballkanit.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha ndërkaq se ekzistojnë mosmarrëveshje të natyrës politike në rajon, duke vënë theksin tek marrëdhëniet me Kosovën.
?Nuk është faji i Avdullah Hotit apo imi?ne duhet që, të paktën, të provojmë të bëjmë më të mirën për ta zgjidhur këtë çështje, edhe pse nuk jam krejtësisht optimist për këtë?, tha ai.
Sipas tij ekzistojnë një mori pengesash, të cilat do të mund të hiqeshin, përfshirë procedurat e shumta doganore që ekzistojnë në mes të vendeve të rajonit, ndërsa nënvizoi se 17 për qind e të gjithë eksportit të Serbisë shkon në vendet e rajonit.
?Edhe nëse ne i bashkohemi B...