Ora News - Gjiknuri: Mbështetje projekteve prioritare të Ballkanit Perëndimor

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Bruksel u mbajt takimi i parë i Ministrave të Transportit dhe Infrastrukturës të vendeve të Ballkanit Perëndimor me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Komisionit Evropian kryesuar nga Komisionerja për Transportin Violeta Bulc.

Në përputhje me traktatin e transportit, në këtë takim u avancua me vendimmarrjen për krijimin e Komunitetit të Transportit i cili do të ecë në të njëjtën linjë me atë të Komunitetit tashmë të konsoliduar të energjisë.

?Ishte një takim që mblodhi ministrat e rajonit me rastin e themelimit të komunitetit të transportit, organizatë e ngjashme me Komunitetin e Energjisë që është tashmë në Vjenë. Ky organizim i Bashkimit Evropian tregon një hap tjetër më të rëndësishëm në drejtim të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Kjo organizatë do të përdoret si një urë bashkëpunimi, si një institucion i rëndësishëm për harmonizimin e projekteve, promovimin e vlerave të njëjta, harmonizimin e politikave të transportit mes shteteve dhe synimi final është padyshim integrimi i krejt rajonit në Bashkimin Evropian edhe sa i takon infrastrukturës e transportit?, u shpreh ministri Gjiknuri.

Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/gjiknuri-mbeshtetje-projekteve-prioritare-te-ballkanit-perendimor

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS