Ora News - Rama: E papranueshme, mohimi i lëvizjes së lirë për Kosovën

Ora News Lajme 2018-11-25

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri, Edi Rama, ka ngritur edhe njëherë çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke u shprehur se në mënyrë paradoksale qytetarët e saj po përjetojnë një mohim të papranueshëm nga bashkësia ndërkombëtare.

Deklaratën Rama e bëri nga Prizreni ku mori pjesë në përurimin e shtatoreve të udhëheqësve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ymer Prizrenit, Abdyl Frashërit dhe Sylejman Vokshit.

Ceremonia e përurimit, u mbajt në hapësirat e Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku merrnin pjesë krerët e shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Edi Rama: Si atëherë dhe si sot, nën petkun e dyshimtë të një ligjësie ndërkombëtare të nëpërkëmbur dhe për fat të keq sot e gjithë ditën të njollosur mu aty ku është e pamundur të imagjinohet pse Kosova përjeton një mohim të papranueashëm, atë të mohimnit të lëvizjes së lirë, si një popull i cili zgjodhi dhe çoi deri në fund rrugën e lirisë, gjeti dhe bëri të mundur pavarësinë përmes kësaj rruge dhe sot në mënyrë paradoksale gjendet në një rrethim sa absurd aq edhe të pajustifikueshëm për krejt bashkësinë ndërkombëtare.

Abdyl Frashëri na kishte paralajmëruar në fjalën e tij të janarit 1881 të mbajtur në orët më kritike të Lidhjes së Prizrenit. "Janë të shumtë smirzinjtë vetëm ndaj faktit që ne ekzistojmë, ata kërkojnë të na e grabisin mendimin e ekzistencës sonë, le të mendojmë dhe punojmë për vete dhe të mos ketë asnjë ndryshime mes toskëve dhe gegëve. Ne jemi të gjithë shqiptarë dhe formojmë një Shqipëri të bashkuar. Duhet që asnjë pikë e Shqipërisë, asnjë qytet, asnjë fshat shqiptar të mos jepet vendeve me kombësi të huaj".

"Do të vijë dita, vazhdon më tej Abdyl Frashëri, që Europa do të bindet se shqiptarët i shërbejnë çështjes së njerëzimit dhe qytetërimit më mirë se çdo popull tjetër i Lindjes. Do të mbetemi kurdoherë pararojë e Europës dhe gjithmonë të lidhur me Europën me të cilën kemi afërsi në gjak, ngjashmëri në gjuhë dhe pjesërisht në fe".

Me qesëndi e pyet një Konsull i huaj Abdyl Frashërin kur e sheh të prangosur rrugëve të Prizrenit:

"Hë, çfarë bëre me idetë tua?"

Përgjigjia e toskut të madh dhe gegut të birësuar nga mbarë Kosova ishte: Si mund ti thuash bujkut çfarë bëre kur ai sapo e ka mbjellë farën në arë. Sot fara nuk duket, por do të mbijë. Në mos ne, do ta korrin brezat e ardhshëm, Shqipëria do të bëhet!
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rama-flet-smirezinjte-e-europes-e-papranueshme-mohimi-i-levizjes-se-lire-kosoven

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS