#rtvora
Lëvizja e Rudina Hajdarit duke dalë kundër Partisë Demokrtike për mandatet, rihapi debatin për mundësitë e krijimit të fraksioneve të reja politike. Por për politologun, Afrim Krasniqi, momenti është i vështirë, pasi si argumenton ai, sistemi zgjedhor është penalizues. Krasniqi thotë se sot vendi nuk ka nevojë për parti të reja, por për lëvizje anti-establishment.
"Dorëzimi i mandateve në bllok për të shpejtuar një kalim pushteti nuk është gjë tjetër përveç një përshkallëzimi ekstrem i sjeljes politike të këtyre 28 virteve".
Ishte ky momenti kur vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari, paralajmëroi një lëvizje të re politike pas vendimit të saj për të mos iu bashkuar Partisë Demokratike për djegien e mandateve.
E djathta në Shqipëri në rreth 29 vite, njeh lëvizje të shumta për krijimin fraksioneve të ndryshme apo dhe për forca politike alternative me Partinë Demokratike.
Politologu, Afrim Krasniqi, analizon procesin politik të së djathtës, ndërsa thotë tentativat kanë dështuar, duke i bërë një dëm të madh të djathtës.
Afrim Krasniqi: Procesi tjetër i rikthimit të këtyre figurave ka ndodhur në mënyrë mekanike, janë kthyer si individë por nuk janë kthyer më si platforma të mendimit siç janë larguar në pjesën e parë. Dhe në momentin që janë kthyer si individë, shumica janë kujdesur për karrierën personale, nuk kanë mbrojtur më idetë për të cilat janë përjashtuar nga partia.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/parti-te-reja-krasniqi-vendi-ka-nevoje-levizje-anti-establishment
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz