#tvora #rtvoranews
Pas Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushteteutese, në kolaps për shkak të mugesës së gjyqtarëve eshte futur edhe Gjykata e Apelit e Tiranës. KPK ka shkarkuar këtë të enjte gjyqtaren e pestë brenda dy javëve Flutura Skënderi, duke e çuar në 14 numrin e gjyqtarëve të apelit nga 31 që duhet të jenë, ndërsa ne pritje të shqyrtimit janë 13 mijë çështje.
Apeli i Tiranës shume shpejt do të ketë fatin e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Gjyqtarët e kësaj gjykate janë në fazën e verifikimit dhe aktualisht po shqyrtohen nga KPK, e cila ka shkarkuar shumicën e tyre. Por numri i dosjeve është tepër i lartë.
RTV Ora ka mësuar zyrtarisht se ne pritje të gjykimit janë aktualisht 12,820 dosje, numër që rritet çdo ditë ndërsa gjyqtarët e shkarkuar janë duke dorëzuar dosjet që i kanë rënë nga shorti, të cilat duhet të shortohen sërish për gjyqtarin e radhës .
Aktualisht në këtë gjykatë janë 14 gjyqtarë nga 31 që duhet të ishin ne kushte normale , por ky numër pritet të jete edhe më i ulët, pasi deri në 10 gusht që përfundon procesi për shkak të pushimeve, në listë për të dalë në vetting janë gjyqtarë e kësaj gjykate.
Në këto kushte duhet të jete KLGJ që duhet të ndërhyjë për të zgjidhur situatën, e cila mesa duket do të dojë muaj e ndoshta vite të kthehet në normalitet me këtë ritem, ndërsa në shqyrtim janë ende çështjet e vitit 2016.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren Flutura Skënderi.
Flutura Skënderi ushtronte detyrën si gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/kpk-shkarkon-nga-detyra-gjyqteren-flutura-skenderi/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv