Report TV - Vettingu, PD fut drejtësinë në kolaps, shpërndahet KLD

Report TV 2017-06-05

Views 0

Partia Demokratike, nëpërmjet bojkotit të Parlamentit, si mjet presioni ndaj shumicës për krijimin e një qeverie të përbashkët, po fut gradualisht sistemin e drejtësisë në kolaps. Vendimi i Kuvendit, i diktuar nga mungesa e opozitës në Parlament, për të rikthyer procesin e konstituimit të organeve Vetingut në stadin fillestar, shtyn automatikisht ngritjen e të gjitha organeve të reja të drejtësisë, për shkak të ndërvarësisë me zbatimin e Vetingut.

Nga ana tjetër, ligjet prioritare, në zbatim të Kushtetutës së re, parashikojnë një afat të caktuar për shkrirjen e disa institucioneve aktuale të drejtësisë, pavarësisht kohës së ngritjes së institucioneve të reja zëvendësuese. Konkretisht, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, autoriteti përgjegjës për qeverisjen e gjyqësorit, do të shpërndahet brenda datës 11 prill, në një kohë kur bllokimi i Vetingut pamundëson zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, organ i cili sipas Kushtetutës së re do të zëvendësojë KLD.

Share This Video


Download

  
Report form