Vettingu/ PD: Qeveria kapi drejtësinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-07-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas rikonfirmimit në detyrë të Gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, ka reaguar nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Aliebaj, i cili e konsideron farsë procesin dhe lajm të keq për reformën në drejtësi konfirmimin në detyrë të tij.

 

Përmes një deklarate për mediat Alibeaj theksoi se gjyqtari nuk i justifikon 100 milionë lekë dhe është shërbëtor i kryeministrit Rama.

"Partia Demokratike e konsideron konfirmimin në detyrë të shërbëtori të Edi Ramës në Gjykatën e Lartë si një lajm të keq për Reformën në Drejtësi dhe procesin e vettingut, duke i vënë atij vulën e një procesi farsë dhe politik."



Por qeveria replikoi ne distance me opoziten dhe ministrja e drejtesise etilda gjonaj e cilesoi qendrimin e PD shenje dëshpërimi  e një partie që ka humbur pushtetin mbi gjyqësorin e korruptuar.



?Mbrojtja absurde e atyre që goditen drejtësisht nga Vetingu, dhe sulmet absurde ndaj atyre që e kalojnë Vetingun, janë akte të rënda vetëdiskretituese të një opozite që e ka humbur vijmësisht davanë me vetingun e shqiptarëve nga zgjedhja në zgjedhje.

Kjo është zgjedhja fatkeqe që opozita ka bërë, por fatmirësisht Vetingu nuk kapet dot nga askush, nuk përdoret dot nga askush, nuk ndalet dot nga askush!!!?


Ministrja e drejtesise ka rrezuar zyrtarisht edhe propozimin me 7 pika te liderit te opozites per reformen ne drejtesi



?Opozita është në çdo moment e mirëpritur për të bashkëpunuar për vazhdimin, po kurrsesi për asnjë kthim mbrapa, dhe kurrsesi për të çbërë atë që u miratua para dy vjetëve. ?



I menjehershem ka qene reagimi i PD-së, e cila nepërmjet ish-ministrit të drejtësisë Gazment Bardhi  ka akuzuar qeverinë se po bllokon reformën



?Në vend të akuzave dhe sulmeve të dala boje kundër opozitës, Edi Rama duhet t?u thotë shqiptarëve se pse vettingu i kapur prej tij ka konfirmuar në detyrë gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, pavarësisht rekomandimit të Operacionit ndërkombëtar të Monitorimit për shkarkimin e tyre.

Si po pastrohet pallati i drejtësisë, kur vettingu i kapur prej tij konfirmoi në detyrë:

? Gjyqtarë dhe prokurorë që kanë deklaruar vila në pronësi të fëmijëve të tyre të mitur, të dhuruara nga prindrit pensionistë;?



Sipas opozites kryeministri Edi Rama por përpiqet që të bllokojë reformën në drejtësi në mënyrë që të mos ngrihet Prokurorisë e Posaçme Antikorrupsion dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, që do të hetojë qeveritarët .

Share This Video


Download

  
Report form