Kushtetuesja rrëzon PD-në: Vettingu mbetet në fuqi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata kushtetuese rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike për ligjin e vettingut. Trupa e gjyqtarëve ka hedhur poshtë me 6 vota kundër dhe 2 pro pretendimet e opozitës. Kjo mbledhje u zhvillua rreth 2 jave, pasi Komisioni i Venecias miratoi zyrtarisht opinionin për ketë ligj, i cili është baza e reformës ne drejtësi. Qe prej këtij momenti figurat kryesore te maxhorances e ne veçanti ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikës Donald Lu dhe te gjithe ambasadoret e vendeve anëtare te Bashkimit Europian kërkuan nga Gjykata një vendimmarrje te shpejte për vettingun. Nëse Gjykata Kushtetuese rrezon kërkesën e PD, atëherë janari i vitit 2017 do te shënoje fillimin e zbatimit te reformës ne drejtësi dhe partneret ndërkombëtare janë bere gati tashme për te mbështetur me fonde ketë proces, ashtu sikundër janë gati edhe emrat qe do te jene pjese e operacionit ndërkombëtar te monitorimit qe pritet te mbërrijnë ne Tirane ne muajin shkurt. Por ne rast te nje skenari tjetër kur Gjykata Kushtetuese pranon qofte edhe pjesërisht ankimin e PD; i takon parlamentit te rifilloje punën per ndryshimin e ligjit te vettingut. Megjithatë siç e kane theksuar te gjithë; ambasadoret, maxhoranca, opozita dhe vete Gjykata Kushtetuese ne çdo rast vettingu do te behet; vendimi i Gjykatës Kushtetuese thjesht mund ta s?postoje ne kohe.

Share This Video


Download

  
Report form