Kukan: PD të mbështesë “drejtësinë” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Eurodeputeti Eduard Kukan akuzon Partinë Demokratike se po bllokon reformën në drejtësi, që është shumë e rëndësishme për aspiratat e vendit drejt Bashkimit Europian. Në një intervistë për ?European Business Review?, ai ka bërë thirrje që opozita ta mbështesë këtë reformë. ?Koha është thelbësore. I kam bërë thirrje vazhdimisht opozitës te rifillojë punën në parlament, në mënyrë që të ecet përpara me reformën e të bëhen të gjitha përgatitjet e nevojshme për zgjedhjet që po vijnë. I mbështes plotësisht të gjitha përpjekjet që çojnë drejt implementimit të reformës në drejtësi. I kam bërë thirrje disa herë politikanëve në Shqipëri që të avanconin me krijimin e organeve të vetingut e të nisin zbatimin e reformës.? Kukan, anëtar i delegacionit të PE në Shqipëri theksoi se do të vazhdojë të përsërisë së në sistemet demokratike betejat politike duhet të zhvillohen në kornizën e institucioneve te krijuara për këtë qëllim. Këto komente janë mbështetur edhe nga raporteri për Shqipërinë Knut Flekenshtajn. ?Nuk mund të gjykoj nëse përpjekjet për bllokimin e reformës në drejtësi janë arsyeja e qëndrimit aktual të PD-s. Por bllokimi i saj është rezultat i këtyre lëvizjeve, sepse parlamenti shqiptar nuk mund të procedojë me krijimin e komisioneve të vetingut?. Edhe një eurodeputete gjermane, Susanne Melior, theksoi se Shqipëria duhet të shpejtojë ritmin e reformës në drejtësi, që është kyçë për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Share This Video


Download

  
Report form