http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bamir Topi sulmon ashpër opozitën, e cila sipas ish-kreut te shtetit, po bllokon reformën ne drejtësi. I ftuar ne emisionin ?7pa5? ne Vizion Plus, ish-presidenti ka folur edhe per pasardhësin e tij, por edhe për gjendjen ne te cilën ndodhet Partia Demokratike. Vendet e rezervuara janë nje mënyrë e sofistikuar kapjeje e sistemit te drejtësisë nga politika. I ketij mendimi është ish-Presidenti Bamir Topi, i cili nuk heziton te akuzoje opozitën se po luan me te gjitha mënyrat, per ta bllokuar reformën. I ftuar ne emisionin e mëngjesit ?7pa5? ne Vizion Plus, ish-kreu i shtetit thotë se çdo gje ka nisur ne ndryshimet kushtetuese te vitit 2008. Sipas tij, aty e ka zanafillën edhe sjellja e sotme e presidentit aktual. Zoti Topi nxit mazhorancen ta çoje draftin ne kuvend dhe nëse ai nuk arrin te marre 94 vota, atëherë t?i drejtohet popullit ne Referendum.