Apeli për politikën, Roth: Mos rrezikoni integrimin! Zëvendësoni gjyqtarët që shkarkon vettingu

Ora News Lajme 2018-07-22

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mazhoranca dhe opozita në Shqipëri duhet të bashkëpunojnë fort për të mundësuar emërimin e gjyqtarëve të rinj në vend të atyre që shkarkohen nga vettingut, me qëllim që organet e drejtësisë të mos pushojnë së funksionuari.

Apeli është bërë nga Ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale gjermane, Michael Roth pas një takimi me homologun shqiptar Ditmir Bushati në Tiranë.

Kryediplomati gjerman theksoi se nëse ecuria e reformave është pozitive Shqipëria do të marrë vendim pozitiv vitin e ardhshme për dritën jeshile që iu dha në qershor për hapjen e negociatave me BE.

Michael Roth: Kam ardhur të përgëzoj Shqipërinë për sukseset e saj. Shqipëria është në një rrugë të mirë drejt BE.

Këtu bëhet fjalë për krijmin dhe ndërtimin e një shteti ligjor solid, për krijimin e një drejtësie të pavarur dhe sikurse një luftë të vendosur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Me procesin e ashtuquajtur të vettingut Shqipëria ka nisur të ecë në një rrugë që nuk ka të dytë në rajon dhe deri tani Shqipëria ka treguar se ky proces ka qenë i suksesshëm.

Fakti që deri tani 14 gjykatës dhe prokurorë janë shkëputur nga sistemi, tregon që njerëzit e kanë kuptuar që qeveria është serioze në përpjekjet e veta dhe në krijimin e një sistemi të pavarur drejtësie.

Këto reforma duhet të ndiqni në mënyrë të vendosura. Do të duhet të jeni të vendosur në rrugën e reformave. Nëse përmes një procesi të ndershëm dhe transparent, por njëkohësisht edhe strikt mbërrin në momentin kur na duhet të pushojmë gjykatës apo prokurorë të caktuar do të duhet që në një moment të mëvonshëm të kemi edhe gjykatës apo prokurorë të rinj që me ekspertizën e tyre të përmbushnin këto boshllëqe.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/apli-i-ministrit-gjerman-politiken-shqiptare-merrni-pergjegjesi-mos-rrezikoni-rrugen-drejt-be

Share This Video


Download

  
Report form